Rama pas aksidentit me 46 të vdekur në Bullgari: Shumë dhimbje e trishtim

Rama pas aksidentit me 46 të vdekur në Bullgari: Shumë dhimbje e trishtim

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan shtatë të tjerë.

Rama tha se lajmin për aksidentin fatal në Bullgari e ka trishtuar.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Postimi i plotë:

Shumë dhimbje e trishtim!

Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na trishtoi e na dha dhimbje të thellë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles