Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka uruar kancelarin për detyrën e re, duke diskutuar gjithashtu për të thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Si temë e diskutimit mes dy homologëve ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarinn Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i rritë, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Takim i mirë me kryeministrin Kurti. Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të ngushta dypalëshe si dhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përsërita mbështetjen tonë të plotë për perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Schallanberg në Twitter./Gazeta Enigma/