Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotimeve në Prishtinë.
Siç shihet në dokument, VV-ja ka kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.
Veç këtyre VV ka kërkuar rinumërim edhe në një qendër të votimit në fshatin Hoqë e Qytetit.
Ndryshe, sot KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për kryetarë të 18 komunave. /Gazeta Enigma/.