Manchester United është lider në Grupin F një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” e kanë mundur 2-0 në udhëtim Villarrealin, për të pushtuar vendin e parë në një grup interesant, pasi tashmë spanjollët mund të përfundojnë në pozitën e tretë, nëse Atalanta e fiton sonte sfidën e saj.
Golin e tri pikëve e shënoi Cristiano Ronaldo.
Në minutën e 78’, vendasit bën një gabim nga i cili nuk fali CR7, duke realizuar për 1-0. Për Ronaldon ishte goli i gjashtë ne pesë ndeshje këtë edicion.
Krejt në fund, për 2-0 shënoi edhe Sancho.
United ka rrëmbyer tani kreun në Grupin F, me 10 pikë, derisa Villarreali i dyti me shtatë pikë.