KDI: Duhet të ndryshohet korniza ligjore e Ligjit për Zgjedhje në aspektin teknik dhe politik

KDI: Duhet të ndryshohet korniza ligjore e Ligjit për Zgjedhje në aspektin teknik dhe politik

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se duhet të ndryshoj korniza ligjore si në aspektin teknik ashtu edhe në atë politik.

“Ne si shoqëri civile kemi avokuar vazhdimisht për një rishikim të plotë të gjithë kornizës ligjore duke përfshirë si aspektin teknik të organizimit të zgjedhjeve, por duke mos përjashtuar edhe hapjen e pjesës politike”, ka thënë Cakolli.

Lëvizja Vetëvendosje në seancën e parë pas mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale paralajmëroi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Mimoza Kusari-Lila, ushtruese e detyrës së GP-të Vetëvendosjes, nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje shoqërisë civile e opozitës që t’i bashkohen kësaj nisme.

Për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve duhet të ketë konsensus në Kuvendin e Kosovës pasi duhet votat e shumicës së deputetëve 81 vota dhe poashtu pajtueshmëri edhe të komuniteteve joshumicë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles