Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, mbi 150 marrëveshje të miratuara

Të premten mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, mbi 150 marrëveshje të miratuara

Këtë të premte, do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e mbajtur në shtator të këtij viti, për efikasitet në zbatimin e marrëveshjeve e kanë emëruar Gentian Salën si koordinator.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Kurti pati thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shqiptare të thellohen dhe avancohen.

“ Nga viti 2014 deri më tani janë mbajtur 6 mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, ku janë nënshkruar 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, për çka u vendos me të fillojnë përgatitjet me synimin që mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Njëkohësisht u dakorduam që të kemi edhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale e cila do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta, atë të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, Rama pati deklaruar se marrëdhëniet mes dy qeverive duhet të jenë mishërim i domosdoshmërisë për të lidhur më shumë këto dy shtete shqiptare.

“Kjo është vizita e parë zyrtare për të konfirmuar vullnetin e plotë dhe të shprehim dëshirën se marrëdhëniet mes dy qeverive tona të jenë mishërim i domosdoshmërisë për të lidhur më shumë këto dy shtete shqiptare dhe për t’ia dhënë qytetarëve tanë mundësinë që të prekin jetën e përditshme…ramë dakord që në javën e fundit të nëntorit do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Durrës dhe ndërkohë do të punojmë intesivisht për të bërë gjithë skanimin e marrëveshjeve dhe vendimmarrjet e mbledhjes së dy qeverive ”, kishte deklaruar Rama. / Gazeta Enigma/

Related Articles