Ministria e Financave, Punës e Transfereve ka bërë të ditur se është realizuar sot pagesa e pensioneve me shtesën e a[provuar nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se 295 persona janë përfitues të kësaj shtese.
“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë”, shkroi Murati./Gazeta Enigma/.