Mehmet Ballazhi ka pranuar sot zyrtarisht mandatin si kryetar i Hanit të Elezit.
Ballazhi mandatin e ka pranuar nga ish kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
“Unë nuk dyshova, por besova fuqishëm se bashkë për Hanin e Elezit do t’i japim shpresë vendit. #Kryetaritëgjithëve #Ndershëmdhedrejtë”, ka shkruar ai.
Detyrën e kryetarit të ri tashmë e kanë marrë edhe Bedri Hamza në Komunën e Mitrovicës dhe Ekrem Kastrati në Komunën e Malishevës. /Gazeta Enigma/.
Postimi i plotë: