Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit në Deçan ku janë konfirmuar tre të vrarë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Konjufca i bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë t’i zbulojnë autorët e këtij krimi, duke thënë se orët janë të gjata.
“I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca tha se bashkëndjejnë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale./Gazeta Enigma/