Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar sërish për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, derisa ka lutur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër që të bashkëpunojnë më institucionet për zbardhjen e këtij rasti.
“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ndryshe, rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”.
Kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuar mediave. Në raport thuhet se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati./Gazeta “Enigma”/