Inspekcioni i komunës së Prishtinës ka dënuar me 400 euro kompaninë që kishte vendosur reklamë mbi muralin e këngëtares Nexhmije Pagarusha në kryeqytet.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se reklama e cila ishte vendosur është hequr dhe kompania është dënuar.
“Dënohet me 400 euro pala që vendosi reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/