Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur kuvendin e katër zgjedhor të saj.
Ky kuvend ka zgjedhur për kryetar, Imer Zeqirin dhe nënkryetar, Avdi Hotin.
“Të pranishmeve, më një fjalë rasti iu drejtuar ish kryetarja e Sindikatës së PK-së, znj. Valbona Kamberi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini si dhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Znj Vjollca Shala”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim është bërë e ditur se përpos mysafirëve që ishin prezent, u ndanë mirënjohje për ish-kolegët dhe ish përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së.
“Kuvendi i përmbylli punimet, duke ju dëshiruar organeve të reja punë të mbarë dhe suksese në realizimin e të drejtave të punonjësve të Policisë së Kosovës”.