Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, derisa nga 2.657 testime, 405 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 548 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 188.593.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 199.137 raste pozitive me koronavirus dhe 3.085 viktima.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.459. /Gazeta “Enigma“/