Këtë të dielë zviceranët i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën mbi tre propozime, ku dy prej tyre kanë të bëjnë me situatën pandemike. Sondazhet thonë se qytetarët janë pro masave Anti-Covid dhe për mbështetje më të madhe të propozimeve të sindikatave të infermierëve.
Qytetarët zviceranë i janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të shprehur vullnetitn e tyre mbi tre propozime, dy prej të cilëve kanë të bëjnë me situatën pandmike.
Mediet zvicerane shkruajnë se sondazhet tregojnë se qytetarët e mbështesin në kuotat e 60% planin e qeverisë për masat ndaj pandemisë duke i hapur rrugën për vazhdimin e masave të jashtëzakonshme për të frenuar valën në rritje të rasteve me COVID-19.
Një pikë që ka sjellë protesta dhe polemika të forta ka qenë certifikata Anti-Covid, por 60% e mbështesin ligjin e miratuar këtë vit për të ofruar ndihmë financiare për njerëzit e goditur nga kriza COVID-19 dhe për të kërkuar prova të vaksinimit kundër COVID19-ës ose një test negativ për të hyrë në bare, restorante dhe evente publike, raporton oranews.
Ndërsa në qarkullim është një variant i ri i koronës dhe shumë vende janë duke menduar masa më të ashpra, zviceranët kanë bërë atë që dinë më mirë – të ushtrojnë demokracinë e drejtëpërdrejtë.
Qeveria është tërhequr së fundmi nga disa masa shtrënguese pavarësisht se rastet po i afrohen niveleve rekord, por të premten dhe të shtunën ajo vendosi kufizime të reja udhëtimi për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit Omicron.
Një sondazh i mëhershëm, më 7 nëntor, zbuloi se kundërshtimi ndaj ligjit të qeverisë për COVID-19-ën ishte në kuotat e 38% dhe vijonte të rritej.
Në dy propozimet e tjera për referendum, sondazhet tregojnë miratim për një propozim për të mbështetur infermierët, ndërsa më shumë se 68% e votuesve e kundërshtojnë propozimin për t’i zgjedhur gjyqtarët federalë me short nga një grup kandidatësh të propozuar nga ekspertët. / Gazeta Enigma.