Roma ka fituar 1-0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 14-të në Serie A.
Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke dominuar nga minuta e parë. Por, momenti kryesor i ndeshjes erdhi në minutën e 32-të, kur Henrikh Mkhitaryan asistoi për Tammy Abarahamin që kaloi vendasit në epërsi.
TAMMY ABRAHAM
BEAUTIFUL GOAL 1-0 ROMA pic.twitter.com/lWg7QfxKMa— Lupo TV (@LupoTVofficial) November 28, 2021
Në 45 minutat e dytë, mysafirët përmes disa zëvendësime tentuan që të merrnin një pikë së paku nga ky takim.
Derisa munguan rastet serioze nga të dyja anët, Roma disi ishte e vendosur të mbronte rezultatin dhe të merrte tre pikë.
Këtë gjë edhe ia dolën vendasit, derisa pas javës së 14-të, ata gjenden në vendin e pestë me 25 pikë, gjersa në xhiron e 15-të do të takohen me Bolognan.