Formacionet zyrtare: Reali luan për të forcuar kreun ndaj Sevillas

Formacionet zyrtare: Reali luan për të forcuar kreun ndaj Sevillas

Real Madridi është nikoqir i Sevillas në Estadio Santiago Bernabeu, ku zhvillohet ndeshja e javës së 15-të në La Liga.

Los Blancos kryesojnë kampionatin spanjoll me një pikë më shumë se Real Sociedadi, mirëpo kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Andaluzianët pozicionohen në vend të tretë në renditje, ndërsa kanë vetëm dy pikë më pak se Mbretërit.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Julen Lopetegui i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio.

Formacioni startues i Realit

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Montiel, Kounde, Diego Carlos, Acuña; Jordan, Fernando, Rakitic; Papu Gomez, Rafa Mir, Ocampos.

Related Articles