Të shtëna me armë zjarri ka pasur në Prishtinë, ku pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte mësuar se ajo kishte të bëjë me një aheng familjar.
Policia ka raportuar që arma dyshohet të jetë e përdorur në rast dhe është gjetur në një kontejner së bashku më një gëzhojë.
“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Gazeta Enigma/.