Vdes ish legjenda e Liverpoolit dhe Arsenalit

Vdes ish legjenda e Liverpoolit dhe Arsenalit

Legjenda e Liverpoolit dhe Arsenalit, Ray Kennedy, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Liverpoolit, përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre.

Ish-mesfushori, Kennedy vdiq nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Kennedy gjatë karrierës së tij si futbollist bëri 393 paraqitje për Liverpoolin.

Ai mbërriti në “Anfield” në vitin 1974 pasi kishte luajtur më shumë se 200 herë për Arsenalin, duke fituar dyfishin e ligës dhe kupës me skuadrën e Londrës së Veriut.

Më pas ai do të vazhdonte të ngrinte 11 trofe të mëdhenj me gjigantin, Liverpool gjatë një periudhe tetë vjeçare, duke fituar pesë tituj të ligës dhe Kupën Evropiane në tre raste. 

Related Articles