Një tjetër çift i njohur i showbiz-it u nda.
Aaron Carter dhe e fejuara e tij Melanie Martin i dhanë fund lidhjes vetëm një javë pasi i bënë prindër. Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Prince Lyric Carter.
Këngëtari 33-vjeçar shkroi në Twitter një mori akuzash kundër ish të fejuarës, duke pretenduar se ajo e ‘mashtroi’ atë duke ‘komunikuar’ me motrën e tij binjake Angel.
“Për arsye personale, Melanie Martin dhe unë kemi vendosur të ndajmë rrugët”, shkroi ai në orën 1:58 të mëngjesit të së martës. “Ka qenë një gënjeshtër shumë e madhe dhe motra ime duke komunikuar me ish të fejuarën time shkatërroi gjithçka duke pasur parasysh se ajo e dinte se çfarë u përpoq të më bënte Angel në gjykatë, faleminderit Angel që më shkatërrove familjen. Zoti bekoftë”.
Ai shtoi: “Unë kam familjen mashtruese më mashtruese dhe Melanie më ka gënjyer gjatë gjithë kohës duke komunikuar me motrën time binjake dhe anëtarët e familjes që u përpoqën të më fusnin në burg dhe të cilët u përpoqën vinin një konservator në gjykatë. Jam i tronditur kjo është e tmerrshme”. /Gazeta “Enigma”/