Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka kryer me sukses operacionin pasi ishte diagnostikuar me tumor në tru.
Kjo u bë e ditur nga disa miqë dhe familjar të saj të cilët këtë lajm e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Matoshi të hënën ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.
“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.
/Gazeta Enigma/