Një polic italian me shërbim në Kosovë është heroi i heshtuar i ditëve të fundit.
Mediat italiane I kanë kushtuar një shkrim të gjatë Fabio Cervellierit, i cli i shpëtoi jeten një vajze të vogël nga Kosova.
Gjatë një shërbimi patrullues nga misioni i EULEX, ai hasi një vajzë 4-vjeçare me diabet mellitus tip 1 .
Fabio nuk u mendua dy herë: bleu menjëherë insulinë dhe një pajisje të aftë për të matur nivelin e sheqerit në gjak.
Më pas, në kthimin e tij në Itali, ai kontaktoi mjekët e spitalit Umberto në Romë për të kryer hetime të thelluara dhe për të identifikuar një terapi të përshtatshme: tashmë fëmija, pas një operacioni të vogël, është mirë.
Kjo është historia e një polici të ri, i cili, i mbështetur nga i gjithë Regjimenti i Karabinierëve italian ne misionin e Eulex, qe shpëtoi një jetë fëmije.
Fëmija u shoqërua në Itali nga nëna e saj: gjithçka ishte e paguar, që nga nga blerja e ilaceve e deri te udhëtimi, falë një aksioni për dhurim parash nga Fabio dhe kolegët e tij .
Policet e treguan vetë historinë në faqen e tyre në Facebook.
“I gjithë regjimenti i MSU-së e ka marrë në zemër këtë çështje, duke mbledhur, në mesin e të gjithë stafit, paratë e nevojshme për udhëtimin vajtje-ardhje Prishtinë – Romë. Fëmija i shoqëruar nga nëna zbriti në Romë Fiumicino më 13 nëntor”.
Karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë vajzës së vogël , duke u siguruar që ajo të jetë mirë me shëndet./Gazeta “Enigma”/.