Kalimi te Napoli, Allegri, këshilla për Mbappen, mosbesimi në Zot, përplasja me Lukakun dhe kush e meritoi Topin e Artë – Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic zbuloi se ishte shumë afër kalimit te Napoli, derisa foli për konfrontimin me Romelu Lukakun dhe pretendoi se Max Allegri bëri zgjedhjen e duhur kur u kthye te Juventusi.
Libri i ri i suedezit “Adrenalina: Historia ime e patreguar” do të dalë në botim nesër (e enjte) dhe 40-vjeçari dha një intervistë të zgjeruar për Corriere della Sera.
Veterani zbuloi se ishte në prag të nënshkrimit me Napolin përpara se të kthehej në Milanello në janar të vitit 2020.
Që atëherë ai i ka ndihmuar kuqezinjtë të kthejnë një situatë të vështirë, pasi lojtarët e Stefano Piolit tani po luftojnë në nivelin e lartë të futbollit italian dhe janë rikthyer në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021-2022.
Por, Zlatan zbuloi se ishte frymëzuar nga Diego Maradona dhe dëshironte një kalim te Partenopei.
“Maradona është një legjendë”, deklaroi Ibrahimovic. “Pashë një dokumentar për të dhe vendosa të shkoj te Napoli, për të bërë si Diego: të fitoj Scudetton”.
“Isha i lodhur nga Amerika. Mendova se do të hiqja dorë. Raiola më tha: ‘Ti je i çmendur, duhet të kthehesh në Itali’”.
“Kishte arritur një marrëveshje me Napolin, por më pas [Presidenti Aurelio] De Laurentiis e largoi [Carlo] Ancelottin”.
“E pyeta Minon: “Cili ekip është më keq, që mund të ndryshoj?” Ai u përgjigj: ‘Dje, Milani humbi 5-0 në Bergamo’. U vendos, thashë: ‘Le të shkojmë në Milano’. Është një klub që e njoh, një qytet që më pëlqen”.
Reprezentuesi suedez u pyet për përleshjen verbale me Romelu Lukakun, pasi të dy lojtarët u shpallën fajtorë për sjellje josportive pas përplasjes që ndodhi gjatë çerekfinales së Coppa Italia më 26 janar.
Të dy u përfshinë në një përplasje në fund të pjesës së parë, përpara se lojtarët e Interit të stoponin fizikisht sulmuesin belg.
“Derbi i Kupës së Italisë”, deklaroi Ibrahimovic. “Ai fillimisht debatoi me [Alessio] Romagnolin, pastaj me [Alexis] Saelemaekers”.
“Unë ndërhyra për të mbrojtur shokët e mi dhe Lukaku më sulmoi në personalisht. Unë u trondita. Ne kemi qenë shokë skuadre te Manchester United”.
“Lukaku ka një ego të madhe, ai mendon se është kampion dhe është vërtet i fortë. Por, unë jam rritur në geton e Malmö dhe kur dikush më futet me kokën ulur, unë e vendos në vendin e tij”.
“Pra, e godita në pikën e tij të ëmbël: ritualet e nënës së tij. Dhe ai humbi kontrollin. Edhe pse, kam ende një dyshim të tmerrshëm… e humbëm atë derbi. Unë u përjashtova. Më pas u lëndova. Ndodhën shumë gjëra të këqija. A do ta shihni që ritualet e Lukakut më kapën vërtet?”.
“U kërkova miqve të mi besimtarë të luten për mua. Duhet ta zgjidh faturën edhe me të. Shpresoj ta takoj së shpejti. Në rrugë? Jo, këto janë gjëra që duhet të zgjidhen në fushë. Nuk urrej askënd, aq më pak Lukakun”.
Ibrahimovic fitoi Scudetton në Milan me Allegrin në krye dhe foli për trajnerin aktual të Juventusit, i cili u rikthye për të zëvendësuar Andrea Pirlon në Allianz Stadium përpara sezonit 2021-22.
Sulmuesi beson se Allegri duhej t’i bashkohej Real Madridit kur kishte shansin, por beson se ai zgjodhi “komoditetin” në vend të një sfide të madhe jashtë vendit.
“Me Milanin, ne kishim humbur 3-0 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe ai ishte i lumtur”, potencoi Ibrahimovic. “Është e vërtetë që e kaluam atë situatë, por nuk kishte asgjë për të qeshur dhe ia tregova”.
“Ai më tha të mendoj për veten time, se kam luajtur keq. Unë iu përgjigja se ai bëri keq: nga frika kishte sjellë dy portierë në pankinë…”.
“Allegri është shumë i mirë në menaxhimin e dhomës së zhveshjes, por ai duhej të kishte më shumë guxim. Ai duhet të kishte shkuar në Real Madrid, për të matur veten në vende të huaja. Në vend të kësaj, ai bëri zgjedhjen komode”.
Lidhur me Topin e Artë disa komente ka dhënë edhe Ibrahimovic, i cili po ashtu beson se Lewa duhej të ishte fituesi, përkundër se Messi është i mrekullueshëm.
“Leo jeton për futbollin. Por, Lewandowski meritoi Topin e Artë këtë vit”, ka thënë Ibrahimovic.
Ibrahimovic dhe Lionel Messi kanë qenë shokë skuadre te Barcelona, në kohën kur skuadra drejtohej nga Pep Guardiola.
Ibrahimovic në intervistë për gazetën italiane tregon se i kërkoi Kylian Mbappes të largohet dhe t’i bashkohet Real Madridit, derisa edhe iu bashkua debatit në zgjedhjen Messi apo Ronaldo.
Më pas, suedezi u përgjigj edhe në disa pyetje të shpejta:
A është e vërtet që e këshillove Mbappen të largohet nga PSG?
“Është e vërtetë. Mbappe ka nevojë për një mjedis më të strukturuar, si i Real Madridit. Por, pastaj i thashë presidentit të PSG-së që mos ta shesë”.
A kishte të drejtë Donnarumma që u largua?
“Gigio është portier i mirë. Nëse do i jepnin çfarë kërkonte, do qëndronte në Milan. Tani duhet të ngatërrohet për të qenë titullar te PSG. Nuk ka gjë të tillë që amerikanët e Jugut të imponojnë atë tjetrin. Gigio është më i fortë”.
Lojtari më i fortë në histori?
“Fenomeni Ronaldo, si fëmijë provova ta imitojë”.
Problemet me Guardiolan?
“Ai asnjëherë nuk më kuptoi. Ai dëshironte të planifikonte çfarë duhet të bëja. Bëri një gjest dhe erdhi tek unë, por pastaj mendova se çfarë Guardiola donte dhe ndryshova. Guardiola nuk i pëlqen lojtarët me personalitet. U bëra problem dhe meqenëse nuk kishte zgjidhje, u largova”.
Messi apo Ronaldo?
“Të dy janë shumë të fortë. Do thoja Messi sepse kemi luajtur se bashku”.
A beson në Zot?
“Jo, besoj vetëm te vetja ime”.
A nuk beson në jetën e përtejme?
“Jo. Kjo është jeta. Kur vdes, je i vdekur. Nuk e di nëse dua funeral, një vend ku i bëjë ata që më duan të vuajnë”. Ndërkohë, Ibrahimovic do jetë i pranishëm sonte (e mërkurë) në ndeshjen ndaj Genoas, ku me shumë gjasa do jetë nga minuta e parë.