Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sa pacienta me virus po trajtohen në klinikat COVID, raporton Gazeta Enigma.
Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale në trajtim spitalor nga virusi janë 15 pacientë të konfirmuar me virus, përderisa 22 pacientë janë postCOVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacientë, në Klinikën Infektive është 1 pacientë me maskë oksigjeni.