Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet lokale gjendja u përmirësia dhe se qytetarët e korrigjuan votën e tyre.
“Gjendja tani u përmirësua dhe qytetarët krijuan një balanc politik, sepse nuk është e shëndetshme që një parti të ketë më shumë se gjysmën e votave. Është një e arritur e qytetarëve dhe unë mendoj se këto rezultate tregojnë për pjekurinë e tyre”, ka thënë ai, në KTV, raporton Gazeta “Enigma”.
“Unë mendoj se VV-ja dhe qeverisja e tyre nuk tregoi kohezion në aspektin e premtimeve dhe pritjet e qytetarëve. Ka pas ngecje edhe në politikat e brendshme e po ashtu edhe në ato të jashtme, është krijuar një frikë se mund të vie te një qeverisje arbitrare. Dhe këto mendoj se kanë ndikuar që të korrigjohet kjo votë”, ka thënë Mustafa./Gazeta “Enigma”/