Ndikimi i pandemisë – fëmijët me nevoja të veçanta mbetën pa shërbime, u rriten rastet e dhunës

Ndikimi i pandemisë – fëmijët me nevoja të veçanta mbetën pa shërbime, u rriten rastet e dhunës

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka publikuar Raportin e Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”.

Donjetë Kelmendi, drejtoresh ekzekutiv në KOMF, tha se raporti ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi shërbimet sociale.

Kelmendi shtoi se fëmijët me nevoja të veçanta mbetën pa shërbime gjatë pandemisë si dhe u rritën rastet e dhunës.

“Shërbimet gjatë vitit 2020 ishin më të rënda se gjatë vitit 2019. Ishte vit i rëndë për të gjitha fushat për shkak të pandemisë, sidomos ka rënduar gjendjen e grupeve të cenueshme. Është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar shërbime sociale poashtu është rritur numri i rasteve të dhunës në familje e të fëmijëve pa përkujdesje”.

“Fëmijët me nevoja të veçanta mbeten pa shërbime. Kosova u përball me mbyllje të shërbimeve sociale sidomos ato që ofrohen nga sektori joqeveritar. Vetëm strehimorët që ofronin shërbime 24 vazhduan punën”. u shpreh ajo.

Zëvendësministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Ilir Kapiti tha se kanë bërë ndarjen e 1 milion eurove për organizata që japin shërbime për fëmijët.

“Ne jemi përgjegjës për organizimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Ministria duhet të sigurohet që të gjithë banorët kanë qenë njësoj të barabartë. Shërbimet sociale janë decentralizuar në vitin 2009 në Kosovë”. tha Kapiti.

“Ministria ka ndarë 1 milion euro për OJQ që japin shërbime për fëmijë. Poashtu kemi vendosë që organizatat e tilla të jenë pjesë e rimëkëmbjes ekonomike. Do të krijojmë një grup specifik për gjetjen e burimit të financimit për këto kategori. Pandemia ja ka efektuar të gjithëve sidomos Ministrinë e Financave me mjete të limituara që kemi”.

Habit Hajredini, drejtor i zyrës për Qeverisje të mirë, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, tha se pa shërbime sociale të mirëfillta nuk mund të kemi mbrojtje të fëmijëve.

“Ky raport ka të gjetura që hyjnë në punë. Qeveria Kurti i ka dhënë prioritet trajtimi të barabartë, drejtësisë e barazisë. Kërkohet mobilizim për të punuar në këtë aspekt. Pandemia ka goditur grupet me të ndjeshme sidomos fëmijët”.

Related Articles