Tashmë është folur për një amerikan nga Hjustoni, i cili vitin e kaluar kërkoi ndihmë nga shteti gjatë një bllokimi nga pandemia e koronavirusit.
Biznesi i kompanive të tij ishte i rrezikuar, ose kështu pretendonte ai.
Sipas revistës HAK, ai mori 2.6 milionë dollarë nga shteti, për t’i investuar në bujqësi, por në vend të kësaj shleu hipotekën e shtëpisë dhe bleu një SUV sportiv luksoz Lamborghini Urus dhe një pick-up Ford F-350 për 85,000 dollarë, respektivisht për 233,000 dollarë. Lee Price III kujdesej për kohën e saktë, kështu që ai pagoi një Rolex për 14,000 dollarë dhe shpenzoi mijëra dollarë në klube të ndryshme nate dhe klube striptizi në Hjuston dhe zonën përreth.
Në thelb, autoritetet amerikane nuk i pëlqejnë mashtrimet e parave, kështu që Lee Prince III tani u dënua me gjithsej nëntë vjet burg./Gazeta “Enigma”/