Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka takuar përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth kërkesave dhe shqetësimeve që kanë këto shoqata. Duda Balje kryetare e komisionit për persona të pagjetur dhe barazi gjinore tha se është kënaqësi e madhe që në takim është edhe Vasfije Krasniqi.
“Po shoh që ka njerëz shumë që punojnë me këtë çështje po që është lënë anash. Ju kisha lut kush është përgjegjës të merren me çështjen e të pagjeturve”, tha ajo.
Deputetja Vasfije Krasniqi ka thënë se është në takim që të njoftohen me secilën shoqatë. Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për rehabilitim e të mbijetuarave tha se rëndësia është brendapërbrenda dhe t’i ndajmë kërkesat e shqetësimet për dhunën e grave. Fokusi kryesor është rehabilitimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale, shkruan EkonomiaOnline.