Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, thotë se një marrëveshje Kosovë-Serbi është e domosdoshme që të dy vendet të bëhen pjesë e BE-së, ndërkohë që pavarësinë e Kosovës thotë se duhet ta njohin të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare.
Republika e Austrisë është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën dhe rajonin në luftimin e pandemisë COVID-19. Kështu ka thënë shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, duke folur për ndihmën e BE-së me vaksina, që realizohet përmes Austrisë.
Në intervistë, ministri Schallenberg po ashtu hedh poshtë idetë për ndryshim kufijsh në rajon, përkrah njohjen e pavarësisë së Kosovës nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është domosdoshme për të anëtarësimin e të dy vendeve në BE.
Schallenbergu ka thënë edhe se Austria përkrah plotësisht liberalizimi i vizave për Kosovën ka thënë ai për mediumin Koha.