Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale sot janë në trajtim spitalor janë 13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë / Gazeta Enigma.