Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK, ndërsa janë ekzaminuar 153.
Ramush Bejiqi pediatër-kardiolog, thotë se në muajin mars dhe maj të vitit 2022 do të kryhen edhe dy intervenime.
Ai ka thënë se njëri nga mjekët e ekipit nga Amerika doktor Francesko Santoro është shprehu i emocionuar se “kurrë mision më të mirë nuk kemi kryer”.
“Shërbimi i kardiologjisë është shumë i gjerë dhe në të marrin pjesë shumë shërbime të involvuar me qëllim për të operuar një fëmijë të sëmurë prej zemrës dhe për ta shëruar. Ishin ekipi amerikan dhe kardiokirurg nga Italia. Kurse vendor kanë qenë të kyçur të gjitha shërbimet të cilat marrin pjesë në kardiokirurgji pediaktrike. Kanë qenë anesteziolog, kardiokirurg. Doktor Francesko Santoro thotë se ‘kurrë mision më të mirë nuk kemi kryer’”.
“Janë ekzaminuar 153 fëmijë, kurse prej 48 fëmijëve të prezantuar janë përzgjedhur 10 që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe është krijua lista e fëmijë që tashmë i kemi planifikuar dy intervenime në muajin 2022 mars dhe maj”.
Doktor Bejiqi po e sheh të nevojshëm shërbimin e kardiokirurgjisë së pediatrisë, i cili ende nuk ka filluar shërbimin.
“Janë operuar 10 fëmijë me sëmundje të lindura të zemrës. Fatmirësisht deri tash nuk kemi pasur asnjë komplikim. Ecuria post operative është shumë e mirë dhe të gjithë fëmijët janë në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht ende se kemi filluar shërbimin e kardiolokirugjisë pediatrike. Shihet nevoja e kardiokirurgjisë. Të gjithë po e shohim të nevojshëm këtë shërbim. Ajo kryesore është anestezioni i kardiokirurgjisë pediaktrike. Janë shërbime që kërkojnë punë”./Gazeta “Enigma”/