Në rast se eliminohet nga Liga e Kampionëve, Barcelona do ta rëndojë edhe më shumë krizën financiare në të cilën po kalon.
Katalonasit përballen të mërkurën me Bayern Munichun në ndeshjen jetike për ta për vazhdimësinë në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Barcelona gjendet në një pozitë të vështirë, pasi përballet me Bayern Munichun në “Allianz Arena” të mërkurën. Momentalisht, ekipi i Xavit gjendet në vendin e dytë në grupin B, prapa gjiganëve gjermanë, por vetëm dy pikë para Benficas, e cila do të përballet me Dynamo Kievin.
Eliminimi nga kjo garë do të ishte një tjetër goditje financiare për spanjollët, pasi do të dështonin të shpërbleheshin me para për kalimin e grupit. Katalonasit në rast eliminimi do të humbnin 20.2 milionë euro.
Kjo do të pengonte edhe ardhjen e lojtarëve të rinj në afatin kalimtar të janarit. Momentalisht, Barcelona po kërkon lojtarë që mund t’i marrë në formë huazimi./Gazeta “Enigma”/