Epic ka konfirmuar detaje për Fortnnite Chapter 3. Studioja e zhvillimit edhe zyrtarisht ka publikuar “trajlerin” që tregon se çfarë mund të prisnin në kapitullin e tretë, që mban emrin “Flipped” sikurse në sezonin e parë të këtij kapitulli.
Ishulli i ri është atraksioni kryesor i këtij kapitulli, e lëvizjet nga Chapter 2 Final, sjell ridizajnimin e plotë të peizazhit që deri më tani përfshinte kushtet kaotike të motit.
Mekanizmi i rrëshqitjes dhe kalërimi do të duhej të ndihmonin të lëvizni më shpejtë sesa më herët – duke shmangur kështu rreziqet. Kampet ndihmojnë ekipin tuaj të shërojnë personazhet. Gjithashtu mund të fitoni pikë shtesë jashtë “battle royal”.
Janë shtuar edhe personazhe të reja në mesin e të cilëve është Spider-Man, që është përshtatur shumë mirë. Pritet që rifreskimi i lojës do t’i mbajë lojtarët gjatë para ekraneve.