Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka konfirmuar, se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.
Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.
“Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu, në T7.
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili humbi garën për Prishtinën ndaj Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk qe të marten as pjesë e seancës inauguruese të pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të kryeqytetit./Gazeta Enigma/