Robert Lewandowski ka sqaruar komentet e tij dhe ka shprehur kënaqësinë për lavdërimet që ia ka bërë Lionel Messi, pasi argjentinasi mundi sulmuesin polak në garën për ‘Topin e Artë’ të vitit 2021.
Messi mori për herë të shtatë në karrierë ‘Topin e Artë’ javën e kaluar, me Lewandowski që iu desh të kënaqej me vendin e dytë.
Sulmuesi i Bayern Munichut mund të ndihet disi i vjedhur, duke qenë se ai shënoi 53 gola në 42 ndeshje për kampionët e Bundesligës.
Kjo ishte më së shumti nga çdo lojtar në pesë ligat më të mira të Evropës në të gjitha garat, me fituesin e Kupës së Amerikës 2021, Messi, që zinte vendin e pestë me 32 gola.
Pas marrjes së çmimit, Messi përmendi veçanërisht Lewandowski pasi sugjeroi se sulmuesi meritonte një ‘Topin e Artë’ për paraqitjet e tij në vitin 2020.
Sot gjatë ditës, një deklaratë e Lewandowskit për kanalin polak Kanal Sportowy, duket se është keqinterpretuar, gjë që sulmuesi ka vendosur ta sqarojë edhe njëherë.
“Deklarata ime, të cilën e bëra në një intervistë me një transmetues televiziv polak, aktualisht po keqinterpretohet”.
“Kurrë nuk kam dashur të them se fjalët e Lionel Messit nuk ishin serioze apo të sinqerta”.
“Përkundrazi. Unë u preka dhe u kënaqa shumë nga fjalimi i Lionel Messit në eventin e Parisit, ku ai u shpreh se, sipas mendimit të tij, unë e meritoja ‘Topin e Artë’ 2020. Thjesht doja të shprehesha se sigurisht që isha shumë i lumtur kur dëgjon fjalët e Messit”.
This front row was something special… #ballondor pic.twitter.com/wfbEWwute7— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 30, 2021
“Unë e respektoj dhe e vlerësoj jashtë mase Lionel Messin dhe e përgëzoj edhe një herë për fitimin e Topit të Artë 2021”, ka thënë Lewa për Kicker.