Derisa po qëndronin në oborr një pjesë e banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother, hapet diskutimi rreth asaj se si trajtohen kosovarët në Shqipëri, në veçanti për pushime.
Aty ndërhyn Antonela e cila thotë para të gjithëve se kur kosovarët shkojnë në Shqipëri gjithmonë ua ndryshojnë çmimet në momentin kur e kuptojnë që janë nga Kosova.
“Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve”, thotë Antonela.
Aty është dhe DJ PM i cili thotë se kudo të shkosh, ka njerëz të ndryshëm, ashtu siç mund të ketë edhe në Kosovë.
Ai këtu kujton edhe faktin kur ra tërmeti në Thumanë, e që kosovarët u organizuan në mënyrë të përsosur për t’i ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi që ndodhi në vitin 2019./Gazeta “Enigma”/