Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër e cila ka kryer veprën e mashtrimit ndaj punëtorit të postës së shpejtë në Gjilan.
E dyshuara ka marrë një porosi në vlerë prej 2650 euro dhe është larguar pa paguar porosinë.
Ndryshë, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 18.09.2021 – 17:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila ka kryer veprën e mashtrimit ndaj punëtorit të postës së shpejtë duke marrë një porosi në vlerë prej 2650 € dhe është larguar pa e paguar porosinë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë.