Europa përbën 65% të rasteve të COVID-19 në botë

Europa përbën 65% të rasteve të COVID-19 në botë

Europa përbën shumicën e rasteve me COVID-19, ndërkohë që po përballet më një tjetër valë të pandemisë për shkak të përhapjes së variantit Omicron, sipas një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të A.A mbi ashpërsinë e variantit dominues delta të koronavirusit, pavarësisht Omicron, Margaret Harris tha: “Europa është shtytësi kryesor, pasi 65% e rasteve në botë janë regjistruar në Europë.

Harris tha gjithashtu se është e nevojshme marrja e masave për të parandaluar virusin, të tilla si masat sociale dhe vaksinimi. Varianti Omicron deri më tani është përhapur në 58 vende, pas identifikimit të rastit të parë në Afrikën e Jugut, raporton abcnews.al

Harris tha se nevojitet një dyfishim i masave, të tilla si shmangia e grumbullimeve masive dhe turmave ndërsa maskat duhet të bëhen të detyrueshme. Sipas Worldometer, e cila jep përpunon të dhënat e COVID-19, më shumë se 5.3 milionë viktima janë regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë./Gazeta Enigma/

Related Articles