S’ka vaksinime në sallën “1 Tetori”, problem me sistemin

S’ka vaksinime në sallën “1 Tetori”, problem me sistemin

Vetëm një javë pas rifillimit të vaksinimit edhe gjatë fundjavave, në sallën “1 Tetori” është ndërprerë dhënia e vaksinave.

Qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar mëngjesin e së shtunës aty, u është thënë se ka problem në sistem.

Ndërkohë, ka qytetarë brenda sallës të cilët po presin rregullimin e problemit për t’u vaksinuar.

Deri tash, në Kosovë janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinave, sipas raportit të fundit të IKSHPK-së. 770.941 edhe me dozën e dytë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles