Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konferencës për media nga Prokuroria e Shtetit ku u njoftua se janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
Tutje Haradinaj ka përgëzuar organet e drejtësisë për punën e tyre./Gazeta Enigma/
Postimi i plotë:
Përshëndes kapjen e autorëve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.