Vrasja e trefishtë në Deçan, ndalohen tre persona për 48-orë

Vrasja e trefishtë në Deçan, ndalohen tre persona për 48-orë

Prokuroria e Shtetit ka mbajtur të shtunën konferencë të jashtëzakonshme për media me ç’rast ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, shkruan Gazeta Enigma.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokori, Agim Kurtmehaj në këtë konferencë.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Kurtmehaj.

Ai ka bërë të ditur se shkaku i ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japin informacione tjera.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, potencoi kryeprokurori.

Ndërsa, me 26 nëntor të këtij viti i tërë vendi u trondit nga sulmi në Gllogjan të Deçanit, ku nga të shtënat në drejtim të një autobusi mbetën të vrarë tre persona, në mesin e tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës, përderisa një tjetër nxënës mbeti i plagosur.

Kurse, Qeveria e Kosovës ofroi shpërblim në vlerë 20 mijë euro, për këdo që jep informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve të krimit./Gazeta Enigma/

Related Articles