Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq bisedoi me homologun e tij nga Egjipti, Hanafy El Gebali, në tentim për të siguruar tërheqjen e njohjes së këtij vendi për Kosovën.
Haradinaj-Stublla ka kujtuar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry gjatë kohës sa ishte në krye të dikasterit të diplomacisë.
“Në dritën e përpjekjes së fundit të dështuar të Ivica Daçiqit për të fituar një ‘çnjohje’ të Kosovës ndërsa ‘lobonte’ me premtime të paligjshme për donacione të vjetruara armësh, kujtoj një telefonatë shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit një vit më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet ta ndjekë rrjedhën e planeve të rezultuara”, shkroi ish-ministrja.
Haradinaj-Stublla shkruante atëherë se me kryediplomatin e Egjiptit kishin diskutuar për “modalitetet për të thelluar dhe forcuar lidhjet tona dypalëshe politike dhe diplomatike në të ardhmen e afërt”.
In light of #IvicaDacic’s recent failed attempt to gain a so-called ‘de-recognition’ of #Kosovo while ‘lobbying’ with illicit promises of outdated arms donations, I recall a very good phone call w/ #Egypt’s MFA a year ago. @MFAKOSOVO should follow course of the resulted plans. https://t.co/gwlsjkjnTH— Meliza Haradinaj – Stublla (@MelizaHaradinaj) December 12, 2021
Mediat serbe raportuan se kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, Hanafy El Gebali në një bisedë me Daçiqin ka thënë se “njohja e Kosovës nuk është aktivizuar”.
Ndryshe, Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013./Gazeta Enigma/