Prokuroria Themelore në Pejë në seancën e sotme ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e arrestuar si të dyshuar lidhur me vrasjen e tre personave në Gllogjan.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi për media nga Prokuroria në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në seancën e sotme prokurorja e rastit kërkoi caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar.
“Prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit dhe këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai para mediava.
Nikçi gjithashtu tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje lidhur me këtë çështje./Gazeta Enigma/