Përleshje masive në Zvicër mes 100 të rinjëve, të përfshirë edhe disa shqiptarë

Përleshje masive në Zvicër mes 100 të rinjëve, të përfshirë edhe disa shqiptarë

Një mosmarrëveshje mes një 15-vjeçari zviceran dhe një 15-vjeçari shqiptar mësohet se shkaktoi përleshje masive në Laufen të Zvicrës, raporton Gazeta Express.

Gazeta “Blick” raporton se në rrahje janë përfshirë 100 persona, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë.

Një i ri ka thënë për “Blick” se disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë përdorur thika, boksa hekuri e shkopinj bejsbolli.

Ndërsa, policia e Bazelit ka treguar se deri te rrahja ka ardhur pas një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale, pas një debati fillimisht verbal kanë ndodhur sulme të ndërsjellta, ku u përfshinë rreth 100 persona.

Përleshjet më vonë u zhvendosën nga Eishalle në stacionin e trenit. Me të ardhur zyrtarët policorë pjesëmarrësit në rrahje ikën në drejtime të ndryshme.

“Për sa kemi informata bëhet fjalë për grupe të rinjve, që identifikohen me rajonin Thierstein SO dhe me atë Laufental BL. Me sa dihet, dy grupet janë grupe të rinjësh”, ka thënë policia.

Nga policia kanë thënë se nuk kanë ende dijeni për arsyet që kanë çuar në përplasje mes dy grupeve. Ajo është në kërkim të dëshmitarëve.

“Nisi një kundër një”, thotë një i ri për Blick, që i njeh shumë prej pjesëmarrësve në këtë rrahje. “Fjala ishte për një grua – si gjithmonë”, shtoi ai.

Ai ka treguar se  përleshja filloi një kundër një, por që pastaj shqiptari thirri shumë shokë të tij. /Gazeta Enigma/.

Related Articles