Real Madridi mendoi se do të udhëtonte drejt Portugalisë për një përballje të lehtë në letër kundër Benficas në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm shortin e hedhur në mesditë dhe ta hedhë atë përsëri tri orë më vonë.
Gjiganti spanjoll s’e pati fatin e njëjtë edhe në rihedhje të shortit pasi mësoi se do të përballet me Paris Saint-Germainin e Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Neymarit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Real Madridi shkroi: “Ndryshim planesh… Jo Portugali, por Francë”.
Cambio de planes…
❌????????
✅???????? https://t.co/Qz5CQ2POJz— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 13, 2021
Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.
Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!
Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.
Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.