Hapet për qarkullim rruga Prizren-Reqan, Policia del me apel

Policia njofton se rruga Prizren-Reqan që ishte e mbyllur për qarkullim nga të dielen në ora 18:20, pritet të hapet për qarkullim këtë të hënë nga ora 16:00.

Në koordinim më përfaqësues të MI-së dhe në bazë të vlerësimit të Inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar, njofton policia.

“Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të pajisur me pajisje dimërorë për shkak kushteve atmosferike. Policia do të jetë në ndihmë dhe përkrahje, andaj kërkohet kujdes i shtuar”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles