Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, ku është shprehur se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur “non grata” nga SHBA e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta.
Ai u shpreh se sa më shpejt që të hiqet qafe ky “Trekëndësh i Bermudës”, aq më mirë do të jetë për shqiptarët.
“Shumë shpejt do të hiqen dhe brinjët e tjera të trekëndëshit. E mbani mend billboard-et e mëdhaja me këta të tre, sepse këta e mbajnë njëri-tjetrin”.
“Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin, Berisha ua ka kaluar se u shpall para non grata. Sa më shpejt ta heqim qafe këtë trekëndësh aq më mire”, tha Basha./Gazeta Enigma/