Peci i reagon Musliut pas përplasjes në Kuvend: Gane kush po rren?

Peci i reagon Musliut pas përplasjes në Kuvend: Gane kush po rren?

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar sërish pas përplasjes që kishte në seancën e Kuvendit me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu kishte kërkuar nga ministri Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë.

Pas kësaj përplasjeje, Peci e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook këtë vendim.

Ai tha se është ofenduar nga deputetja Musliu, por shtoi se detyrat publike e obligojnë që t’i përgjigjet me seriozitet edhe njerëzve “joserioz” siç e quan ai deputeten Musliu.

“Gane, në raportimet e angazhimeve për punën 100 ditëshe të kësaj Qeverie e kemi prezantuar këtë vendim në mësim e vendimeve që kanë parandalu vazhdimin e abuzimeve financiare me grante e subvencione. Po ju sjelli me foto vendimin dhe xhirim ( njëren nga intervistat, bile FOL HAPUR). Gane, kush po rren”, ka shkruar Peci në Facebook./Gazeta Enigma/

Postimi i plotë:

Related Articles