Nëse shorti i parë, ai ndaj Ajax-it, u mirëprit mirë nga skuadra zikaltër, ai final ndaj Liverpool-it të jep entuziazëm, por edhe disa shqetësime.
Shorti i Champions League nuk shkoi mirë për skuadrat italiane, e sidomos për Interin, që duhet t’i dalë përballë Liverpool të Jurgen Klopp.
Nëse shorti i parë, ai ndaj Ajax-it, u mirëprit mirë nga skuadra zikaltër, ai final ndaj Liverpool-it të jep entuziazëm, por edhe disa shqetësime. Në fakt historia tregon se përballjet direkte flasin për skuadrën angleze. Në katër takimet skuadra zikaltër ka dalë fitues vetëm në vitin 1965.
Në 3 ndeshjet e tjera arritën po aq suksese për të kuqtë! Kur Inter mësoi kundërshtarin e dytë, me një postim ironik në rrjetet sociale shkruajti.”Guidë udhëtimi për Amsterdam në shitje, nuk humbasim kohë”.