Rubrika “Qysh e don shoqnia” në E Diell pasditen e sotme u shoqërua me të qeshura dhe batuta teksa të ftuar ishin djemtë e West Side Family, Landi dhe Miri.
Gazetari Ervin Kurti i kujtoi këngën “Tirona” të bërë atë kohë me kryeministrin aktual të vendit, Edi Rama.
“Atëherë ishte kryetari i bashkisë, ishte njeriu që kishte filluar një ndryshim të madh për kryeqytetin. Të dyja palët kishim emocione, ai kishte se ishte hera e parë që këndonte, ishte artist, piktor, por nuk këndonte. Bëri disa dubla,” tha Miri.
Ndërsa me shaka Landi pyeti: “Çfarë po thoni, do futet Edi Rama në Big Brother”