A do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhje, përgjigjet Hamza

A do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhje, përgjigjet Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, është pyetur nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje pas rezultateve të zgjedhjeve, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se nuk është person që i shmanget përgjegjësive që vijnë me pozitën që bartë.

“Pozita ka përgjegjësi dhe normalisht që mbi bazën e përgjegjësive merren vendimet dhe unë nuk jam person që i jam shmangur përgjegjësive dhe kur ka nevojë edhe me marr vendime të caktuara, të peshuara, mirë të analizuara dhe pa vonesë”, tha Hamza.

Related Articles